Nuk ka asgjë më të bukur, se kur arrin të bësh dy gjëra të bukura për veten dhe për komunitetin brenda një dite.
Dje ekipi ynë i vrapuesve përfundoi me sukses garën e Shkupit Skopjerun prej 10 kilometrash dhe me mbështetjen e Fondacionit Enver Maliqi u mbajt manifestimi “Të luajmë së bashku”, në parkun e qytetit në Shkup, afër Guacës legjendare, kushtuar fëmijëve me autizëm.