Mevlyde Maliqi, themeluesja e Fondacionit Enver Maliqi dhe Nina Sherifovska drejtoresha ekzekutive e fondacionit, u dhuruan pako për Vitin e Ri qindra fëmijëve që ndoqën shfaqjen e Vitit të Ri “Sonte nuk jam vetëm”, në Teatrin Shqiptar për Fëmijë dhe Rini. Krahas paketave, ata kanë uruar që në vitin e ri të jenë fëmijë të shëndetshëm, të lumtur dhe të zgjuar.
Ndërsa, urimi më i bukur për të gjithë punonjësit e Grupacionit Maliqi është marrë nga fëmijët, me buzëqeshjet e tyre.